Information

LAJMI I FUNDIT VRASJE ne Prishtine (LIVE)

Ja si ndodhi ngjarja :

Mëngjesin e sotëm në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Tre ose katër persona të ndodhur në veturën “Ford” ose “Fiat” ngjyrë e kuqe ndalojnë makinën në mes të rrugës dhe më pas kanë shtënë në drejtim të katër kalimtarëve. I vrarë në këtë rast është Nehat Sahiti ndërsa e lënduar ka mbetur një femër, Rijada Curri.
Brenda policisë kanë mësuar se një person i njohur, Arlind Ahmeti është shpallur në kërkim si i dyshuar për këtë vrasje. Deri pasditen e së premtes nuk është raportuar për arrestimin e tij ndërsa hetuesit policor po merren intensivisht me hetimin e këtij krimi.
Mësohet se në veturën e dyshuar, targat e së cilës nuk i dihen, kanë qenë tre ose katër persona të dyshuar ku njëri prej tyre kishte shtënë me armë në drejtim të viktimave.
Fillimisht nga këto të shtëna të lënduar kishin mbetur dy persona, ku i plagosuri Nehat Sahiti si pasojë e plagëve të marra rreth një orë pasi ishte plagosur ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kurse e lënduara Rijada Curri ka marrë gërvishtje në shuplaken e dorës se majtë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Të gjitha njësitet përkatëse të policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit i janë përgjigjur rastit dhe janë duke u marrë me hetimin e këtij rasti.

  • Uploader: Andu
  • Views: 6,234
  • Likes: 3
  • Dislikes: 1
  • Rating:
  • 20171229
  • Categories: Music

Download Video Audio

FAST DOWNLOAD - Mp4 1080p FAST DOWNLOAD - Mp4 720p Audio Only M4A Audio Only M4A Video Only MP4 (144p) Video Only MP4 (240p) Video Only MP4 (360p) Video Only MP4 (480p) Video Only MP4 (720p) Video + Audio 3GP (144p) Video + Audio 3GP (180p) Video + Audio MP4 (360p) Video + Audio WEBM (360p) Video + Audio MP4 (720p)

Download MP3 Audio

FAST DOWNLOAD - HQ MP3 320kbps
MP3 320kbps 1.48 MB
MP3 256kbps 1.19 MB
MP3 192kbps 914 KB
MP3 128kbps 609 KB
MP3 64kbps 305 KB